Kafeja po shndërrohet në luks: Çmimi rritet me 60% që nga gushti
Për konsumatorët, një filxhan kafe po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Që nga muaji gusht 2024, çmimi i kafesë në tregjet ndërkombëtare është rritur me plot 60 për qind, duke e kthyer këtë produkt të përditshëm në një luks të vërtetë për shumë qytetarë. Të dhënat nga “Trading Economics” tregojnë se periudha midis 5 […] The post Kafeja po shndërrohet në luks: Çmimi rritet me 60% që nga gushti appeared first on Albinfo.

Për konsumatorët, një filxhan kafe po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Që nga muaji gusht 2024, çmimi i kafesë në tregjet ndërkombëtare është rritur me plot 60 për qind, duke e kthyer këtë produkt të përditshëm në një luks të vërtetë për shumë qytetarë.
Të dhënat nga “Trading Economics” tregojnë se periudha midis 5 gushtit të vitit të kaluar dhe 29 prillit 2025 ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të çmimit të kafesë në vitet e fundit. Kjo situatë lidhet ngushtë me kushtet e pafavorshme klimatike në vendet prodhuese, kryesisht në Brazil, një nga eksportuesit më të mëdhenj të kafesë në botë, transmeton albinfo.ch
Sipas vlerësimeve të kompanive globale të industrisë, rritja e çmimeve pritet të vazhdojë. Shpresa e vetme për një stabilizim të tregut qëndron tek rendimentet bujqësore të Brazilit dhe Vietnamit, si dhe në një ekuilibër të kërkesës me ofertën.
Ekspertët paralajmërojnë se çmimi i kafesë mund të vijojë të rritet edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, duke vendosur konsumatorët dhe tregun përballë një sfide të re ekonomike.
The post Kafeja po shndërrohet në luks: Çmimi rritet me 60% që nga gushti appeared first on Albinfo.