Temu kalon Amazonin në tregtinë elektronike zvicerane

Temu kalon Amazonin në tregtinë elektronike zvicerane
Platforma kineze Temu, e lançuar në Zvicër në prill 2023, ka arritur një xhiro prej një miliard frangash gjatë vitit të kaluar, duke tejkaluar Amazon, i cili ka regjistruar një xhiro prej 900 milionë frangash. Këto të dhëna janë pjesë e një rënditjeje të hartuar nga kompania e specializuar në analizën e tregut Karpate.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, në krye të rënditjes tani është Galaxus, e cila, pas një rritjeje të shitjeve me 550 milionë franga në një total prej 2.3 miliardë, ka tejkaluar Zalando (1.82 miliardë). Në vendin e tretë renditet Digitec, pavarësisht një rënieje të xhiros me 100 milionë franga, duke arritur në 1.05 miliardë.
Suksesi i shpejtë i Temu në tregun zviceran është atribuar përshtatjes së saj me specifikat lokale. Platforma ka ofruar shpejt mundësinë e pagesës përmes Twint, një sistem i njohur dhe i besueshëm në Zvicër, duke fituar kështu besimin e konsumatorëve.
Me pak fjalë
Temu, platforma kineze e tregtisë elektronike, ka tejkaluar Amazonin në Zvicër me një xhiro prej një miliard frangash. Galaxus mbetet lideri i tregut, ndërsa Zalando dhe Digitec ndjekin në vendet e radhës.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



