Kanadaja, Britania dhe Australia njohin Palestinën/ Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur vendimit të sotëm të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht Palestinën, duke u zotuar se “nuk do të ketë shtet palestinez”. “Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po [...]Read More...

Kanadaja, Britania dhe Australia njohin Palestinën/ Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur vendimit të sotëm të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht Palestinën, duke u zotuar se “nuk do të ketë shtet palestinez”.

“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një çmim të madh terrorit”, tha Netanyahu në një deklaratë të dielën, shkruan CNN.

Udhëheqësi izraelit tha se pavarësisht presionit të madh, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, ai ka penguar krijimin e asaj që e quajti një “shtet terrorist” për vite me radhë.

“Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Aq më tepër, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai, duke përdorur termin që zakonisht përdoret në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Prisni”, shtoi Netanyahu./abcnews.al