Kanadaja përjashton prodhuesit e sektorëve të veçantë të prekur nga dueli tarifor me SHBA

Kanadaja pritet të përjashtojë prodhuesit e makinave dhe prodhuesit në sektorë të caktuar që janë të prekur nga tarifat kundërpërgjigjëse, me kusht që ata të përmbushin disa kritere, ka bërë të ditur ministria e Financave e vendit. Prodhuesit që operojnë në Kanada do të lejohen të importojnë një numër të caktuar makinash të montuara në [...]Read More...

Kanadaja përjashton prodhuesit e sektorëve të veçantë të prekur nga dueli tarifor me SHBA

Kanadaja pritet të përjashtojë prodhuesit e makinave dhe prodhuesit në sektorë të caktuar që janë të prekur nga tarifat kundërpërgjigjëse, me kusht që ata të përmbushin disa kritere, ka bërë të ditur ministria e Financave e vendit.

Prodhuesit që operojnë në Kanada do të lejohen të importojnë një numër të caktuar makinash të montuara në SHBA dhe që janë në përputhje me marrëveshjet e tregtisë së lirë, për sa kohë që ata vazhdojnë të prodhojnë në vend dhe të realizojnë investimet e planifikuara.

“Tarifat tona të kundërpërgjigjes nuk do të zbatohen nëse ata vazhdojnë të prodhojnë, të punësojnë dhe të investojnë në Kanada,” deklaroi sot Kryeministri Mark Carney.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me tarifa prej 25% për ato që importojnë në Kanada.”

Kanadaja vendosi një sërë tarifash kundërpërgjigjëse ndaj SHBA-së si reagim ndaj tarifave të vendosura nga Donald Trump për çelikun, aluminin, makinat dhe pjesët e makinave.
Por disa kompani kanë thënë se këto masa kundërpërgjigjëse mund të jenë të dëmshme.

/ abcnews.al