Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje

Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të një partie ultranacionaliste të garojë në zgjedhjet presidenciale të vendit, që do te mbahen në muajin maj. Vendimi u mor disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën që i ndalon populistit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhje. Bordi Qendror Zgjedhor e miratoi [...]Read More...

Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje

Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të një partie ultranacionaliste të garojë në zgjedhjet presidenciale të vendit, që do te mbahen në muajin maj.

Vendimi u mor disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën që i ndalon populistit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhje.

Bordi Qendror Zgjedhor e miratoi kandidaturën e George Simionit, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR) dhe aleat i Georgescut, më 15 mars – një ditë pasi Simion paraqiti kërkesën e tij për regjistrim si kandidat.

Simion dhe Anamaria Gavrila, udhëheqëse e Partisë së të Rinjve (POT) të ekstremit të djathtë dhe ish-anëtare e AUR-së, thanë në fillim të kësaj jave se do të përpiqen të hyjnë në garë dhe nëse të dyve u mundësohet, njëri do të tërhiqet.

Gavrila pritej ta dorëzonte aplikimin e saj më 15 mars, kur ishte edhe afati i fundit për ta bërë këtë.