Kantinat shqiptare të verës bëjnë jehonë në revistën e njohur franceze
Kantinat shqiptare janë përzgjedhur dhe vlerësuar në revistën më prestigjioze franceze të verës, “La Revue du Vin de France”. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau shkrimin e botuar në revistën franceze. Në vlerësimin e verërave të kuqe, “Kallmet Rezerva 2019” e Kantinës “Arbëri” renditet me pikët më të larta, 93 pikë, […] The post Kantinat shqiptare të verës bëjnë jehonë në revistën e njohur franceze appeared first on Albinfo.

Kantinat shqiptare janë përzgjedhur dhe vlerësuar në revistën më prestigjioze franceze të verës, “La Revue du Vin de France”.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau shkrimin e botuar në revistën franceze.
Në vlerësimin e verërave të kuqe, “Kallmet Rezerva 2019” e Kantinës “Arbëri” renditet me pikët më të larta, 93 pikë, duke na rikujtuar edhe njëherë rëndësinë e kultivimit të variteteve autoktone shqiptare. Ndër kantinat e tjera të vlerësuara me 88-92 pikë janë edhe Kantina Faba, Kantina Pupa, Uka Wine, Çobo Wine dhe Kantina Alpeta.
“Ky është një moment shumë i mirë për verën shqiptare dhe një provë e pakundërshtueshme se prodhimi ynë cilësor po hyn në hartën botërore të verërave më të mira”, theksoi Rama
The post Kantinat shqiptare të verës bëjnë jehonë në revistën e njohur franceze appeared first on Albinfo.