Katari do të investojë 10 miliardë dollarë në Indi
Katari ka ndërmarrë një investim prej 10 miliardë dollarësh në Indi, që do të përfshijë sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe teknologjinë. Ky angazhim u bë i ditur në një deklaratë të përbashkët nga dy shtetet pas vizitës të martën të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në Nju Delh. Kryeministri indian [...]Read More...

Katari ka ndërmarrë një investim prej 10 miliardë dollarësh në Indi, që do të përfshijë sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe teknologjinë.
Ky angazhim u bë i ditur në një deklaratë të përbashkët nga dy shtetet pas vizitës të martën të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në Nju Delh.
Kryeministri indian Narendra Modi tha se pati një “takim shumë produktiv” me Emirin, ku një nga temat kryesore të bisedimeve ishte rritja e lidhjeve tregtare midis dy vendeve. Ai shtoi se objektivi ishte rritja dhe diversifikimi i tregtisë mes Indisë dhe Katarit, e cila aktualisht është e përqendruar kryesisht në energjinë dhe gazin natyror. Modi theksoi gjithashtu se Katari mund të luajë një rol të rëndësishëm në investime dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e infrastrukturës në Indi.
Kjo vizitë ishte e para e një Emiri të Katarit në Indi në 10 vitet e fundit dhe u vlerësua si një mundësi për të thelluar marrëdhëniet mes dy kombëve. Kjo ndodhi në një kohë kur India po kërkon të diversifikojë burimet e energjisë dhe të forcojë lidhjet e saj ekonomike me shtetet e Gjirit, përfshirë Katarin, një eksportues të madh të gazit natyror.
/ abcnews.al