Katër të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave
Për çka po dyshohen të arrestuarit në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale. The post Katër të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave appeared first on Albinfo.

Bastisen dy agjenci shtetërore në tri komuna, shkak keqpërdormi i detyrës, transmeton albinfo.ch.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur bastisjet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtime.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacion policor i cili përfshin Prishtinën, Ferizajn dhe Shtimen.
“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Policia.
Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale.
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë duke u kryer edhe në Ferizaj dhe Shtime. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar të tjerë.
The post Katër të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave appeared first on Albinfo.