Kelmendi: Nëse shkon në favor të saj, LVV-ja, e qon vendin në zgjedhje!

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë

Kelmendi: Nëse shkon në favor të saj, LVV-ja, e qon vendin në zgjedhje!

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca raporton “Gazeta Blic”.

Partia e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, me 48 mandate ende nuk i ka numrat e nevojshëm prej 61 deputetësh për formimin e institucioneve.Pavarësisht konsultimeve me partitë jo-shumicë dhe deklaratave që vijnë nga kjo parti, s’e i kanë numrat, ende nuk ka të definuar asgjë përfundimtare.

Në lidhje me çështjen e formimit të institucioneve ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Muhamet Kelmendi.Kelemendi tha se tashmë varet nga VV-ja nëse don apo jo zgjedhje.

Ai tha se nëse shkon në favor të partisë së parë procesi zgjedhor atëherë do të shkohet në zgjedhje.“Formimi i Qeverisë varet kryesisht nga votat, VV-së i duhen 61 deputete për të ndërtuar qeverinë. Opozita nuk po deklaron se nuk do shkon me VV-në.

Pritet kohëzgjatje deri edhe zgjedhjet e reja, e tëra varet nga VV, don apo nuk don zgjedhje”

“Nëse shkon në favor procesi zgjedhor priten veprime ngadalesuese deri ne zgjedhje dhe anasjelltas.Nëse zgjedhjet jane në dëm, nuk kemi zgjedhje” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.