Këngët dhe vallet shqiptare ngjiten në skenë në Pordenone të Italisë

Kënga, vallja dhe tradita shqiptare janë prezantuar para publikut në Pordenone të Italisë, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore zhvilloi një tjetër mbrëmje artistike në kuadër të rrugëtimit të tij në qytetet italiane, transmeton albinfo.ch.
Në skenë u sollën ritmet dhe elementet e traditës shqiptare përmes këngëve dhe valleve popullore, duke krijuar një atmosferë festive për publikun shqiptar në Itali.
Koncerti në Pordenone ishte një nga ndalesat e turneut të Ansamblit, përmes të cilit tradita e këngës dhe vallës shqiptare po prezantohet para komuniteteve shqiptare dhe publikut në Itali.
Aktivitetet e tilla kulturore shërbejnë edhe si një mënyrë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë, veçanërisht për brezat e rinj që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.
Pas Pordenones, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vazhdon turneun në Itali, me ndalesën e radhës në Rovereto, ku është paralajmëruar një tjetër program artistik me këngë dhe valle shqiptare./Albinfo.ch
The post Këngët dhe vallet shqiptare ngjiten në skenë në Pordenone të Italisë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



