Kërkohet që Zvicra të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën
Gati 70 për qind e votuesve zviceranë i thanë ‘jo’ të dielën një nisme federale të udhëhequr nga seksioni i të rinjve të Partisë së Gjelbër, i cili bëri thirrje që ekonomia dhe popullsia zvicerane të kufizojnë në mënyrë drastike përdorimin e burimeve natyrore, përcjell albinfo.ch. Në një sondazh të kryer pas votimit, doli se […] The post Kërkohet që Zvicra të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën appeared first on Albinfo.

Gati 70 për qind e votuesve zviceranë i thanë ‘jo’ të dielën një nisme federale të udhëhequr nga seksioni i të rinjve të Partisë së Gjelbër, i cili bëri thirrje që ekonomia dhe popullsia zvicerane të kufizojnë në mënyrë drastike përdorimin e burimeve natyrore, përcjell albinfo.ch.
Në një sondazh të kryer pas votimit, doli se votuesit besonin se qëllimi i vendosur nga nisma ishte shumë jorealist dhe shumë radikal në shtrirjen e tij.
Tani Partia Populiste Popullore Zvicerane (SVP) po përdor refuzimin e nismës mjedisore për ta shtyrë Zvicrën të dalë nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke argumentuar se “Objektivat utopike të klimës çojnë vetëm në ndalime të reja dhe miliarda franga në kosto shtesë për popullatën zvicerane, për shkak të rritjeve masive të çmimeve për benzinën, naftën për ngrohje dhe energjinë elektrike”.
Megjithatë, asnjë propozim zyrtar për këtë nuk është bërë ende.
The post Kërkohet që Zvicra të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën appeared first on Albinfo.