​AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale

​AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të domosdoshme për trajtim institucional.

Në një deklaratë zyrtare, AAK thekson se kërkesat e paraqitura nga veteranët në komunikimin e datës 20 shkurt 2026 duhet të adresohen pa vonesa dhe me prioritet nga institucionet e vendit.

“Lufta Çlirimtare dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë përbëjnë një themel të panegociueshëm të shtetësisë dhe rendit demokratik. Çdo përpjekje institucionale duhet të jetë në përputhje me këtë realitet historik dhe moral”, thuhet në deklaratë.

Grupi Parlamentar i AAK-së ka renditur tri kërkesa kryesore që mbështet:

• Miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

• Vendosjen e pensioneve të veteranëve në nivelin e pagës minimale

• Zbatimin e plotë dhe pa vonesa të ligjit ekzistues

AAK bën të ditur se do të angazhohet për trajtimin prioritar të këtyre çështjeve në Kuvend, duke ftuar njëkohësisht të gjitha forcat politike për mbështetje të përbashkët.

https://www.facebook.com/share/p/1CjiCJn6GE/

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.