Këshilli Kombëtar kërkon më shumë të diela pune për shitoret

Këshilli Kombëtar i Parlamentit të Zvicrës ka debatuar të premten në mëngjes se sa të diela në vit duhet të lejohen dyqanet të qëndrojnë të hapur.
Këshilli Kombëtar dëshiron t’u lejojë kantoneve të autorizojnë dymbëdhjetë ditë blerjeje gjatë të dielave në vit, transmeton albinfo.ch. Aktualisht, limiti është katër. Vendimi pro ishte shumë i ngushtë: 97 me 95 vota.
Shumica e ngushtë beson se ekziston një nevojë shoqërore për të qenë në gjendje të blesh të dielave. Propozimi tani kthehet në Dhomën e Kantoneve, shkrun srf.ch.
Kohët e fundit, ai gjithashtu ka votur me një diferencë të ngushtë, por kundër lejimit të më shumë ditëve të blerjeve të dielave.
The post Këshilli Kombëtar kërkon më shumë të diela pune për shitoret appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



