Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA: Zelensky do të pranojë marrëveshjen për lëndët e para
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump mendon se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Presidenti Zelensky do ta nënshkruajë atë marrëveshje”, tha Mike Waltz sot në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), në Uashington. “Dhe ju do ta shihni [...]Read More...

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump mendon se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidenti Zelensky do ta nënshkruajë atë marrëveshje”, tha Mike Waltz sot në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), në Uashington.
“Dhe ju do ta shihni këtë në një afat shumë të shkurtër, dhe kjo është në të mirë të Ukrainës”, shtoi ai.
Waltz e quajti Trump një “bërës të marrëveshjeve” dhe vuri në dukje se Zelensky kishte propozuar partneritetin për lëndët e para, vitin e kaluar.
Trump e ka lidhur ndihmën e SHBA-së me Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia, me akses në rezervat e saj të tokës së rrallë.
Depozitat konsiderohen të jenë ekonomikisht fitimprurëse dhe strategjikisht, të rëndësishme.
Megjithatë, Zelensky ka refuzuar një draft fillestar të kontratës nga Uashingtoni.
Sipas raportimeve, SHBA-ja kërkon 50% të të ardhurave nga këto lëndë të para – si pagesë për ndihmën ushtarake të ofruar deri më tani.