Këshilltari i Shëndetësisë Durim Elshani shpjegon gjendjen në Pediatrinë e QKUK

Këshilltari i Shëndetësisë Durim Elshani shpjegon gjendjen në Pediatrinë e QKUK

Këshilltari i Shëndetësisë Durim Elshani përgjigjet për gjendjen në Pediatrinë e QKUK

Pas reagimeve të shumta dhe masave të ndërmarra lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilat erdhën pas publikimit të pamjeve nga qytetarja Aulonë Memeti gjatë trajtimit të fëmijës së saj në këtë klinikë, ka reaguar Durim Elshani, këshilltar në kabinetin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, Elshani ka shpjeguar gjendjen në Pediatri, duke theksuar se sistemi shëndetësor ka trashëguar probleme të shumta infrastrukturore dhe se ndërhyrjet janë bërë fillimisht në njësitë ku ka pasur më së shumti nevojë.

Sidoqoftë, ai ka pranuar se në disa aspekte nuk është vepruar me intensitetin e duhur. “Nuk po flas për tjera, sepse çështja e reagimit të juaj ka të bëjë edhe me çarçafa, edhe me letër banjoje, edhe pajtohem që standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet veç me investimet që i përmenda. Nuk matet veç me sa aparatura moderne blen; me sa ligje miraton; me sa staf shton; me sa spitale e poliklinika bon… Matet edhe me pastërtinë e një dhome, me pastërtinë e një shtrati, me pastërtinë e një tualeti, me një sapun që zëvendësohet kur harxhohet, me sjelljen e stafit ndaj pacientit. N’këtë pjesë nuk e kemi pas dorën e hekurt”, shkroi ai.

Elshani ka njoftuar se edhe kësaj klinike i ka ardhur radha për ‘transformim’, por jo këtë vit, por në vitin e ardhshëm. “Për Pediatrinë, për të cilën sot me të drejtë ka reagime, siç mund ta shihni në foto, është në përfundim renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës, ndërsa në vitin e ardhshëm fillon transformimi i krejt Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Për këtë projekt janë ndarë 1 milion e 250 mijë euro”, ka shtuar ai.

Lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, Elshani ka njoftuar se janë suspenduar katër infermierë, derisa komisioni hetues ta sqarojë saktësisht se çka ka ndodhë.

Me pak fjalë

Këshilltari i Shëndetësisë Durim Elshani ka pranuar se sistemi shëndetësor nuk ka vepruar me intensitetin e duhur në Pediatrinë e QKUK, duke theksuar se standardi i kujdesit shëndetësor nuk matet vetëm me investime materiale, por edhe me kushte të përshtatshme për pacientët. Ai ka njoftuar se rinovimi i klinikës do të fillojë në vitin e ardhshëm, ndërsa katër infermierë janë pezulluar për hetim.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.