Kievi i akuzoi për spiunazh, Hungaria dëbon dy diplomatë ukrainas
Qeveria hungareze ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh. Ky vendim, vjen edhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti spiunazhi hungarez. “Dy spiunët” po punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nëpërmjet një reagimi në Facebook. Shërbimi [...]Read More...

Qeveria hungareze ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh.
Ky vendim, vjen edhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti spiunazhi hungarez.
“Dy spiunët” po punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nëpërmjet një reagimi në Facebook.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.
SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.
Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.