Kim Jong Un prezanton dronët e rinj ushtarakë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka prezantuar një seri dronësh të rinj ushtarakë, mes spekulimeve se ai ka dërguar edhe 3.000 trupa shtesë për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Më 27 mars, agjencia shtetërore koreano-veriore publikoi imazhe të Kim Jong Un duke inspektuar testimet e dronëve vëzhgues dhe [...]Read More...

Kim Jong Un prezanton dronët e rinj ushtarakë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka prezantuar një seri dronësh të rinj ushtarakë, mes spekulimeve se ai ka dërguar edhe 3.000 trupa shtesë për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Më 27 mars, agjencia shtetërore koreano-veriore publikoi imazhe të Kim Jong Un duke inspektuar testimet e dronëve vëzhgues dhe sulmues në një lokacion të panjohur. Kjo ka ngritur shqetësime ndërkombëtare, pasi besohet se Rusia mund të ofrojë teknologji për dronët në këmbim të ndihmës ushtarake që i ofron Koreja e Veriut.

Po në të njëjtën ditë, agjencia koreano-jugore Yonhap raportoi se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut ka konfirmuar dislokimin e afërsisht 3.000 trupave shtesë të Koresë së Veriut në territorin rus gjatë muajve të parë të vitit 2025. Ky dislokim u shtua pas dërgimit të një kontingjenti prej 11.000 ushtarësh koreano-veriorë që janë parë në rajonin e Kursk të Rusisë, që ndodhet afër kufirit me Ukrainën. Ky zhvillim është konsideruar si një shenjë se Rusia ka ardhur të jetë më e varur nga Koreja e Veriut për mbështetje ushtarake, jo vetëm për armë, por edhe për trupa ushtarake.

Analistët e sigurisë, si Oleh Saakyan, kanë theksuar se Rusia po kërkon gjithnjë e më shumë ndihmën e Koresë së Veriut, për shkak të vështirësive ekonomike dhe mobilizimit që po përjeton si pasojë e luftës. Shtabi i Ushtrisë së Koresë së Jugut ka konfirmuar gjithashtu se Koreja e Veriut ka dërguar raketa me rreze të mesme veprimi dhe municion të tjera për t’u përdorur në luftën në Ukrainë.

Në këtë kontekst, zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, ka konfirmuar se Kim Jong Un mund të vizitojë Moskën më vonë gjatë këtij viti, duke pasur parasysh përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut që ka ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Kim Jong Un ka udhëtuar më parë në Moskë në vitet 2019 dhe 2023, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar pas nisjes së luftës.

/ abcnews.al