Kina kërkon ujë në Hënë/ Do dërgojë në 2026 një robot në polin jugor të saj

Kina ka planifikuar të dërgojë drejt polit jugor të hënës vitin e ardhshëm një robot fluturues me synimin për të kërkuar atje ujin e ngrirë që mund të jetë çelësi për ekspeditat hënore, një pjesë e programit ambicioz për  hapësirën. “Detektori fluturues” do të dërgohet në polin jugor të hënës në misionin Chang’e-7 që synon [...]Read More...

Kina kërkon ujë në Hënë/ Do dërgojë në 2026 një robot në polin jugor të saj

Kina ka planifikuar të dërgojë drejt polit jugor të hënës vitin e ardhshëm një robot fluturues me synimin për të kërkuar atje ujin e ngrirë që mund të jetë çelësi për ekspeditat hënore, një pjesë e programit ambicioz për  hapësirën. “Detektori fluturues” do të dërgohet në polin jugor të hënës në misionin Chang’e-7 që synon ta dërgojë vendin një hap para me zbarkimin e astronautëve në hënë brenda pesë viteve të ardhshme.

Kina ka bërë përpjekje gjigante për t’u vendosur si një nga ‘lojtarët’ kryesorë për hapësirën që shtetet,  përfshirë edhe SHBA-në po kërkojnë ta arrijnë jo vetëm për përfitime shkencore, por edhe për burimet e sigurinë kombëtare.

Gjetja e ujit në hënë nuk është diçka e re. Vitin e kaluar, shkencëtarët kinezë gjetën ujë në mostrat e sondës Chang’e-5, ndërsa mjetet hapësinore indiane dhe të NASA-s kanë pikasur në sipërfaqen e hënës diçka që mendohet të jetë ujë.

Disa shkencëtarët besojnë se vetëm uji, i cili mendohet se ruhet thellë në krateret e skajit të hënës, mund të ndihmojë në ekspeditat e ardhshme duke shërbyer si burim uji për astronautët.

Sipas Astronauteve dhe shkencetareve nga Pekini  Kërkimi për akullin hënor është pjesë e përgatitjeve të Kinës për ndërtimin e një baze kërkimore në polin jugor te satelitit te tokes . Nepermjet robotit fluturues do te kryhet vezhgim ne nje ose dy shpella te Henes.

Zbulimi i depozitave akullnajore mund të ndihmojë për të populluar hënën dhe të ulë koston e misioneve hënore, duke lënë të hapur mundësinë për një jetë përtej planetit tonë. Ekspertë të tjerë kanë thënë më herët për CNN se pavarësisht zbulimeve, ne ende s’mund ta dimë nëse mund të mbjellim në hënë apo të përftojmë ujë të pijshëm sepse kjo varet nga sasia e ujit dhe trajta kimike./abcnews.al