Kina kritikon politikën e jashtme amerikane: Jo edhe miq edhe sanksione

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi kritikoi politikën e jashtme të SHBA-së dhe paralajmëroi Uashingtonin kundër mosmarrëveshjeve tregtare. “Nëse çdo vend do të ndiqte shembullin e SHBA-së duke pasur përparësi vetëm interesat kombëtare në çdo vendim të politikës së jashtme, bota do të kthehej në ligjin e xhunglës”, theksoi Wang në Kongresin Kombëtar të Popullit. [...]Read More...

Kina kritikon politikën e jashtme amerikane: Jo edhe miq edhe sanksione

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi kritikoi politikën e jashtme të SHBA-së dhe paralajmëroi Uashingtonin kundër mosmarrëveshjeve tregtare.

“Nëse çdo vend do të ndiqte shembullin e SHBA-së duke pasur përparësi vetëm interesat kombëtare në çdo vendim të politikës së jashtme, bota do të kthehej në ligjin e xhunglës”, theksoi Wang në Kongresin Kombëtar të Popullit.

Wang u bëri thirrje fuqive të mëdha të mbajnë angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, duke iu referuar shkurtimeve të ndihmës së huaj nën presidencën e Trump.

Ai gjithashtu paralajmëroi Uashingtonin për politikën tarifore të SHBA-së kundër Kinës. Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka vendosur tarifa të reja për importet nga Kina, fillimisht në 10%, më pas dyfishuar në 20% në një fazë të dytë.

“Asnjë vend nuk duhet të fantazojë se mund të shtypë Kinën dhe të mbajë një marrëdhënie të mirë me Kinën në të njëjtën kohë. Akte të tilla me dy fytyra nuk janë të mira për stabilitetin e marrëdhënieve dypalëshe apo për ndërtimin e besimit të ndërsjellë”, theksoi Wang.

Në përgjigje të tarifave të SHBA-së, Pekini u hakmor duke vendosur tarifa ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe njoftoi masa të mëtejshme kundër disa kompanive amerikane.