Klasifikimi AfD si ekstremiste e djathtë/ Marco Rubio kritik: Gjermania duhet të ndryshojë kursin
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio i ka bëri thirrje Gjermanisë të ndryshojë kursin pas klasifikimit të AfD-së si “parti ekstremiste e djathtë”. Rubio e quajti këtë veprim “tirani të maskuar” dhe shkroi në platformën X se “Gjermania duhet të ndryshojë kursin”. Ekstremiste nuk është kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit doli e dyta, [...]Read More...

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio i ka bëri thirrje Gjermanisë të ndryshojë kursin pas klasifikimit të AfD-së si “parti ekstremiste e djathtë”. Rubio e quajti këtë veprim “tirani të maskuar” dhe shkroi në platformën X se “Gjermania duhet të ndryshojë kursin”.
Ekstremiste nuk është kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit doli e dyta, por “politika vdekjeprurëse e emigracionit me kufij të hapur që ndjek establishmenti, të cilën e refuzon AfD-ja”, shkruan Rubio.
Gjermania sapo i ka dhënë agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën, shkroi Rubio në platformën X. “Kjo nuk është demokraci – është një tirani e fshehtë”.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në mes të muajit shkurt, kishte paralajmëruar për një kërcënim ndaj demokracisë në Gjermani. Ai iu referua tërthorazi debatit gjerman për izolimin e AfD-së dhe tha se nuk ka vend për vija demarkacioni apo mure ndarëse.