“Koalicioni i të gatshmëve” mblidhet në Paris, fokusi i bisedimeve të mbështetja për Ukrainën

Paris- Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka mbërritur në Pallatin Elysee, ku do të takohet me presidentin francez. Pritet të zhvillohen bisedime me liderët e tjerë europianë rreth “koalicionit të gatshmëve”. I pranishëm në takim është edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky. Udhëheqësit nga rreth 30 vende, jo vetëm nga Evropa, por më gjerë, përfshirë Turqinë [...]Read More...

“Koalicioni i të gatshmëve” mblidhet në Paris, fokusi i bisedimeve të mbështetja për Ukrainën

Paris- Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka mbërritur në Pallatin Elysee, ku do të takohet me presidentin francez. Pritet të zhvillohen bisedime me liderët e tjerë europianë rreth “koalicionit të gatshmëve”.

I pranishëm në takim është edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky. Udhëheqësit nga rreth 30 vende, jo vetëm nga Evropa, por më gjerë, përfshirë Turqinë dhe Kanadanë do takohen në Paris.

Në fokus të bisedimeve mbetet mbështetja për Ukrainën, si edhe diskutimet do të fokusohen te armëpushimi ose një marrëveshje paqeje të negociuar nga SHBA.

Macron gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim për heqjen e sanksioneve, duke thënë se ishte “shumë herët” për të marrë një vendim të tillë.

/abcnews.al/