Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton projektligjin për shtetësinë

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton projektligjin për shtetësinë

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar  Projektligjin  për Shtetësinë.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinofci tha se ky projektligj është aprovuar në komision dhe se i njëjti tash do të shqyrtohet edhe në komisione të tjera.

Bajqinovi tregoi edhe rëndësinë e projektligjit për shtetësinë.

“Po është aprovuar ligji për shtetësi dhe tashmë do të shkojë edhe në komisione tjera një ligj i rëndësisë së veçantë e po ashtu edhe ligji për lëndët plasëse tash është në diskutim. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Republikës së Kosovës një pjesë e madhe e tyre që jetojnë jashtë vendit dhe kanë dhe kanë hjek dorë nga shtetësia e Kosovës për shkak se shteti të cilin e kanë pas obligim që t’i largojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës tash me një kërkesë do t’u kthehet shtetësia, ndërsa deri më sot ky ligj për rikthimin e shtetësisë duheshin disa dokumente për ta rikthyer shtetësinë, pra ka qenë një burokraci e cila tashmë do të jetë e panevojshme. Është një ligj i rëndësisë së veçantë që prek shumë njerëz. Po ashtu bën edhe që më shumë qytetarë që jetojnë këtu e bën një zvogëlim të një kohe të caktuar për verifikimin e  lejeqëndrimit për shtetësi”, ka thënë ai.

Bajqinovci ka folur edhe për projektligjin për lëndët plasëse , duke thënë se edhe ky ka një rëndësi të veçantë sepse rregullon edhe çështjet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Po ashtu e kemi edhe ligjin për lëndët plasëse i cili është shumë i rëndësishëm dhe rregullon edhe çështjet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme ku ka të bëj me eksploziv ku do të rregullohen format”, ka thënë ai.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.