Kongresisti amerikan DioGuardi bashkë me gruan vjen në Prishtinë, do të pajisen me pasaporta të Kosovës

Kongresisti amerikan DioGuardi bashkë me gruan vjen në Prishtinë, do të pajisen me pasaporta të Kosovës

Çifti do të marrë pasaportën e Republikës së Kosovës nga kryeministri Kurti, dhe do të formalizojnë pranimin e arkivit personal 50-vjeçar të ish-kongresistit, përcjell INA.

Sipas informacioneve jozyrtare nga burime të besueshme në Nju Jork, çifti Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, së bashku me një grup të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), pritet të vizitojë Kosovën këto ditë.

Ish-kongresisti republikan i Nju Jorkut, themelues dhe kryetar i lobit të parë dhe të vetëm shqiptaro-amerikan, dhe bashkëshortja e tij, këshilltare e analiste e LQSHA-së, do të priten nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, presidentja në detyrë, Haxhiu,dhe zyrtarë të lartë, liderë të partive miqësore të lidhur me çiftin DioGuardi dhe populli i Kosovës.

Pritja ndaj tyre shpreh edhe një her respektin për kontributin e tyre prej dekadash në lobimin për Kosovën, çështjen shqiptare, rënien e komunizmit dhe zbulimin e mbrojtjes së hebrenjve.

DioGuardi ka origjinë nga Grecì e Kalabrisë, nga ai gjak i shpërndarë i arbëreshëve, që ata e quajnë “sangua sporsa”. Ky gjak i shpërndarë e ka mbajtur gjallë identitetin shqiptar për shekuj, dhe DioGuardi e ktheu atë në veprim të palodhur për Kosovën.

Ai ka udhëhequr përpjekjet në Kongresin amerikan për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe për të ndalur dhunën në Kosovë

Vizita vlerësohet historike

Pasi zyrtarisht dhe me ceremoni nga Prishtina pritet që çifti të marrë pasaportën e Republikës së Kosovës nga kryeministri Kurti. Në të njëjtën kohë, institucionet kosovare do të formalizojnë pranimin e arkivit personal 50-vjeçar të ish-kongresistit.

DioGuardi siç dihet u bë shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur në Kongresin amerikan më 1984. Që në 1986 ai sponsorizoi rezolutën e parë për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan dhe organizoi seancën e parë dëgjimore për Kosovën.

Në maj 1990, së bashku me kongresistin Tom Lantos i mbijetuar i Holokaustit ,DioGuardi udhëhoqi delegacionin e parë amerikan në Kosovë për të sfiduar pushtimin serb të Millosheviçit.

Videot e asaj vizite, të publikuara në kanalin e LQSHA-së në YouTube, tregojnë pritjen e ngrohtë në Prishtinë e Gjakovë dhe konferencat për shtyp që e bënë person non-grata në Jugosllavi.

Nga Kosova ata vazhduan në Tiranë, ku u bënë zyrtarët e parë amerikanë që hynë në Shqipëri pas 50 vitesh izolimi dhe sundimin e një regjimi nga më të egërit komunist në Europë.

Ramiz Alia, në atë kohë president duke dashur të bënte përshtypje te Lantos, u dha një dosje të trashë me fotografi, letra dhe artikuj që dëshmonin shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

DioGuardi i dërgoi menjëherë në Yad Vashem, ku u vërtetuan zyrtarisht.

Ky akt e nxori në dritë historinë e Besës shqiptare që shpëtoi çdo hebre që hyri në Shqipëri.

Arkivi që tani po përgatitet për transferim përfshin dokumente, video nga Melburni i Australisë, dhe Zelanda e re, fotografi dhe materiale nga të gjitha trevat shqiptare.

Procesi nisi në Nju Jork tre vjet më parë në Konsullatën e Pergjithshme të Kosovës në New York, me nënshkrimin e procesverbalit, të ndërmjetësuar nga Faton Bislimi, për Institutin për Krimet e Luftës dhe Muzeun Kombëtar.

Materialet thuhet se po digjitalizohen ende në SHBA.

Në tetor 2025, gjatë ceremonisë së 85-vjetorit të tij në Yonkers, DioGuardi shpalli dhurimin e bibliotekës personale 40-vjeçare duke thënë “për popullin e babait tim”, që të rinjtë shqiptarë të njohin sakrificat.

Ky arkiv nuk është vetëm koleksion, por dëshmi e gjallë e rolit të diasporës në fitoren e lirisë.

Vizita e pritur e çiftit Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, në Kosovë së bashku me një grup të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA)e përforcon këtë amanet dhe e bën këtë vizitë historike./INA/Nga Beqir SINA – New York/

The post Kongresisti amerikan DioGuardi bashkë me gruan vjen në Prishtinë, do të pajisen me pasaporta të Kosovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.