Konjufca pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, flasin për zgjedhjet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr. Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, derisa kanë folur edhe për zgjedhjet. “Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që

Konjufca pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, flasin për zgjedhjet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr.

Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, derisa kanë folur edhe për zgjedhjet.

“Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që e definon këtë proces, si dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që aspirojmë zhvillim sa më të madh në këtë drejtim, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në njoftim.