Konsumuan alkool të prodhuar fals në Turqi, shkon në 63 numri i viktimave
Numri i vdekjeve pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar në Ankara është rritur në 63 dhe 36 persona janë aktualisht në kujdes intensiv në spital, raportoi sot gazeta turke Haberler. Vazhdon hetimi i prokurorit për pijet alkoolike të prodhuara në distileri pa licencë. Prokuroria e Lartë Publike në Ankara ka hapur një hetim dhe deri […] The post Konsumuan alkool të prodhuar fals në Turqi, shkon në 63 numri i viktimave appeared first on Albinfo.

Numri i vdekjeve pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar në Ankara është rritur në 63 dhe 36 persona janë aktualisht në kujdes intensiv në spital, raportoi sot gazeta turke Haberler. Vazhdon hetimi i prokurorit për pijet alkoolike të prodhuara në distileri pa licencë.
Prokuroria e Lartë Publike në Ankara ka hapur një hetim dhe deri më tani janë arrestuar 30 persona.
Në dosjet e të dyshuarve për kontrabandë alkooli dhe “shkaktim i vdekjes me dashje të mundshme” janë shtuar edhe raportet toksikologjike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Siç raporton portali Millijet, për shkak të vdekjes së një numri të madh të personave të helmuar nga rakia false, ekspertët kanë vënë në dukje edhe një herë dëmin e alkoolit metil, i cili përdoret në prodhimin e alkoolit të falsifikuar.
Alkooli metil mund të shkaktojë një sërë problemesh të përhershme, serioze shëndetësore dhe madje të çojë në vdekje, paralajmërojnë mjekët.
The post Konsumuan alkool të prodhuar fals në Turqi, shkon në 63 numri i viktimave appeared first on Albinfo.