Koreja e Veriut hapet për turistët/ Thyen izolimin që prej pandemisë, kalim në rrugë tokësore

Turistët nga e gjithë bota tashmë kanë mundësinë që të rikthehen në Korenë e Veriut pas më shumë se pesë vjetësh. Megjithatë zonat qe ata do mund te vizitojnë janë te kufizuara. Turistet mund te shkojnë në qytetin kufitar verilindor të Koresë së Veriut, Rason, ku ndodhet zona e posaçme ekonomike e vendit. Turistët duhet [...]Read More...

Koreja e Veriut hapet për turistët/ Thyen izolimin që prej pandemisë, kalim në rrugë tokësore

Turistët nga e gjithë bota tashmë kanë mundësinë që të rikthehen në Korenë e Veriut pas më shumë se pesë vjetësh.

Megjithatë zonat qe ata do mund te vizitojnë janë te kufizuara. Turistet mund te shkojnë në qytetin kufitar verilindor të Koresë së Veriut, Rason, ku ndodhet zona e posaçme ekonomike e vendit. Turistët duhet të kalojnë me rrugë tokësore nga Kina dhe nuk mund të shkojnë atje me avion.

Koreja e Veriut mbylli kufijtë e tij gjatë kohës së pandemisë së Covid 19 në vitin 2020 dhe përveç një grupi të veçantë turistësh rusë në një udhëtim të organizuar me kujdes vitin e kaluar, asnjë vizitor tjetër nuk është lejuar deri në këtë muaj.

Por Koreja e Veriut ende nuk është përshtatur me një normalitet pas Covid, me ambasadat e huaja dhe zyrat e Kombeve të Bashkuara ende të mbyllura në kryeqytetin Pyongyang, dhe marrëdhëniet me Korenë e Jugut dhe SHBA-në në një pikë të ulët.

Turizmi sillte të ardhura të mira për Korenë e Veriut përpara pandemisë.

Vendi planifikon të hapë një vendpushim të ri plazhi në bregun lindor të tij në qershor të këtij viti. Por, për momentin, askush nuk e di nëse turistët do të mund ta vizitojnë.

Kufizimet që Koreja e Veriut u ka vendosur zakonisht udhëtarëve të huaj të tilla si kërkesat që ata të lëvizin me guida lokale dhe ndalimi i fotografimit ne disa zona, ka të ngjarë të dëmtojnë përpjekjet e saj për të zhvilluar turizmin.

/ abcnews.al