Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Hartmut Höppner, si dhe Drejtori për Evropën […] The post Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave appeared first on Albinfo.

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Hartmut Höppner, si dhe Drejtori për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Reiffenstuel.

”Sot u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburbn Aliu  Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Hartmut Höppner, si dhe Drejtori për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Reiffenstuel.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në lehtësimin e lëvizjes dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Ajo do të mundësojë një qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, duke përmirësuar lidhjet tregtare dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të përbashkët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në tregun evropian, si dhe për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale” ka shkruar ambasadori Ajeti në Profilin e tij në Fcebook.

The post Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave appeared first on Albinfo.