Kosova dhe ShBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn, ku u diskutua për gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e

Kosova dhe ShBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn, ku u diskutua për gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta”, thuhet në njoftim.Tutje theksohet se Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Osborn dhe përmes tij, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës.