Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
Kosova sërish pjesë e Panairit të Librit në Gjermani The post Kosova në Panairin e Librit në Leipzig appeared first on Albinfo.

Republika e Kosovës është sërish pjesë e Panairit të Librit në Leipzig, duke dëshmuar angazhimin tonë në diplomacinë kulturore dhe promovimin e autorëve e veprave letrare nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bashkë me Blerina Rogova Gaxha, drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, takuan përfaqësues nga shtete të ndryshme evropiane, duke theksuar rëndësinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Përkthimi dhe shpërndarja e veprave të autorëve tanë në gjuhë të huaja po rritet gjithnjë e më shumë, duke hapur horizonte të reja për letërsinë e Kosovës nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
The post Kosova në Panairin e Librit në Leipzig appeared first on Albinfo.