Kosova synon fitore në ndeshjen kundër Islandës

Kombëtarja e Kosovës është duke vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Përzgjedhësi Franco Foda thotë se synimi është fitorja. “Ne i kemi dy ndeshje për t’i fituar dhe që të dyja janë të rëndësishme për të vendosur se a do të vazhdojmë në Ligën B. Ne […] The post Kosova synon fitore në ndeshjen kundër Islandës appeared first on Albinfo.

Kosova synon fitore në ndeshjen kundër Islandës

Kombëtarja e Kosovës është duke vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Përzgjedhësi Franco Foda thotë se synimi është fitorja.

“Ne i kemi dy ndeshje për t’i fituar dhe që të dyja janë të rëndësishme për të vendosur se a do të vazhdojmë në Ligën B. Ne e dimë se Islanda ka ekip të mirë. Në ndeshjet e kaluara kemi treguar lojëra dhe kualitete të mira, mentalitet të fortë. Duhet të tregojmë në fushë që kemi edhe shpirt luftarak. Qëllimi jonë është që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Tani e kemi një mundësi të mirë që të ngrihemi në Ligën B. Do të bëjmë gjithçka që të na mundësohet dhe që t’i fitojmë këto ndeshje. Sigurisht që është shumë e rëndësishme për Kosovën që të jetë një nivel më lartë”, ka thënë Foda.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit. Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar. Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar.

Pas stërvitjes, mesfushori Donat Rrudhani ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e ndeshjes së të enjtes

“Stërvitja ishte mjaft e mirë, punuam në aspektin taktik. E kemi analizuar Islandën dhe dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre. Shpresojmë t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Synimi ynë është të fitojmë dhe të kalojmë në Ligën B. Besoj se çdo lojtar do ta japë maksimumin dhe se do të arrijmë objektivin tonë. Paraqitja në Prishtinë është një motiv shtesë për ne. Është ndjenjë e veçantë të luajmë para tifozëve tanë, ndërsa mbështetja e ‘Dardanëve’ është gjithmonë një avantazh i madh për ne”, ka theksuar Rrudhani.

Kosova luan kundër Islandës ndeshje kjo e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Islandës më 23 mars në Murcia të Spanjës.

 

The post Kosova synon fitore në ndeshjen kundër Islandës appeared first on Albinfo.