Kosova trajtohet me fusnotë në konferencën nê Tiranë, zv/ministri kosovar largohet në shenjë proteste
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agon Dobruna, është larguar në mënyrë proteste nga një konferencë rajonale e zhvilluar në Tiranë, pasi emri i Kosovës ishte shoqëruar me fusnotë. Konferenca me temë “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian” u mbajt më 9 prill dhe mblodhi përfaqësues nga […] The post Kosova trajtohet me fusnotë në konferencën nê Tiranë, zv/ministri kosovar largohet në shenjë proteste appeared first on Albinfo.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agon Dobruna, është larguar në mënyrë proteste nga një konferencë rajonale e zhvilluar në Tiranë, pasi emri i Kosovës ishte shoqëruar me fusnotë.
Konferenca me temë “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian” u mbajt më 9 prill dhe mblodhi përfaqësues nga vende të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën, nën mikpritjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Dobrunës, paraqitja e Kosovës me fusnotë përbënte një shkelje të frymës së barazisë dhe respektit që promovon konferenca. Ai bëri të ditur se, pavarësisht kërkesave për korrigjimin e këtij detaji, ato ishin injoruar nga organizatorët.
“Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, shkroi Dobruna në një postim në Facebook.
Largimi i tij është parë si një akt simbolik për të mbrojtur pozitën dhe dinjitetin e përfaqësimit të Kosovës në forume ndërkombëtare, ndërkohë që ka nxitur diskutime mbi mënyrën e trajtimit të shtetit të Kosovës në kontekste rajonale dhe ndërkombëtare.
The post Kosova trajtohet me fusnotë në konferencën nê Tiranë, zv/ministri kosovar largohet në shenjë proteste appeared first on Albinfo.