Kosovë: Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet C.K, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale […] The post Kosovë: Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte appeared first on Albinfo.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet C.K, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar, transmeton albinfo.ch.
“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri C.K është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin prokurorisë.
The post Kosovë: Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte appeared first on Albinfo.