Kosovë: KESCO dënohet me 25 mijë euro, dërgoi faturat pa zarfa

Pas ankesave se i ka dërguar faturat pa zarfa, kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, është gjobitur me 25 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se kishte paraqitur një ankesë në muajin mars, bashkë me qytetarë […] The post Kosovë: KESCO dënohet me 25 mijë euro, dërgoi faturat pa zarfa appeared first on Albinfo.

Kosovë: KESCO dënohet me 25 mijë euro, dërgoi faturat pa zarfa

Pas ankesave se i ka dërguar faturat pa zarfa, kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, është gjobitur me 25 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se kishte paraqitur një ankesë në muajin mars, bashkë me qytetarë të tjerë, duke denoncuar shkeljen e privatësisë nga KESCO, transmeton albinfo.ch.

“Ditë e mirë me ju tregu qe ankesa jonë ka pasë efekt. Në muaji mars bashkë me shumë nga ju që më keni dërgu fotografi kam bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe na sillte faturat pa zarfa. Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjencia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCO-n me 25.000€ gjobë. Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen”, ka shkruar ai.

The post Kosovë: KESCO dënohet me 25 mijë euro, dërgoi faturat pa zarfa appeared first on Albinfo.