Kosovë: Një i ri humb jetën pas arrestimit nga policia në Lipjan, aktivizohen mekanizmat e drejtësisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari Agon Zejnullahu. Sipas familjarëve, i riu ishte maltretuar gjatë arrestimit, ndërsa pamjet që qarkulluan në media tregojnë momentin kur ai mbahej nga një polic, me dorën e […] The post Kosovë: Një i ri humb jetën pas arrestimit nga policia në Lipjan, aktivizohen mekanizmat e drejtësisë appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari Agon Zejnullahu.
Sipas familjarëve, i riu ishte maltretuar gjatë arrestimit, ndërsa pamjet që qarkulluan në media tregojnë momentin kur ai mbahej nga një polic, me dorën e vendosur para shpatullës së tij. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas publikimit të rastit, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë suspenduar përkohësisht deri në përfundimin e procesit hetimor. Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar ngjarjen si “vdekje të dyshimtë” dhe po trajton rastin me prioritet të lartë, transmeton albinfo.ch.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, me kërkesa për transparencë të plotë nga autoritetet lidhur me shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së të riut.
The post Kosovë: Një i ri humb jetën pas arrestimit nga policia në Lipjan, aktivizohen mekanizmat e drejtësisë appeared first on Albinfo.