Kosovë: Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz. Ai ka bërë të ditur se në tri ditët e fundit, janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme, transmeton albinfo.ch. “Kjo gjendje […] The post Kosovë: Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve appeared first on Albinfo.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.
Ai ka bërë të ditur se në tri ditët e fundit, janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme, transmeton albinfo.ch.
“Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste”, u shpreh ai, raporton KP.
Sipas tij, këto raste vejnë në rrezik operacionalitetin e ekipeve.
“Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat”, ka thënë ai.
The post Kosovë: Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve appeared first on Albinfo.