Kosovë: Tentim-grabitje e armatosur në një qendër tregtare, 2 të plagosur

Një tentim-grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë në një qendër tregtare duke lënë 2 të plagosur. Cak i grabitjes besohet të ketë qenë një furgon që po transportonte para. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Mediat raportojnë se të plagosur kanë mbetur një pjesëtar i sigurimit i cili ishte në mbrojte […] The post Kosovë: Tentim-grabitje e armatosur në një qendër tregtare, 2 të plagosur appeared first on Albinfo.

Kosovë: Tentim-grabitje e armatosur në një qendër tregtare, 2 të plagosur

Një tentim-grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë në një qendër tregtare duke lënë 2 të plagosur. Cak i grabitjes besohet të ketë qenë një furgon që po transportonte para. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Mediat raportojnë se të plagosur kanë mbetur një pjesëtar i sigurimit i cili ishte në mbrojte dhe grabitësi.

Raportohet se personi që tentonte të grabiste është M.Vukojeviq i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë konfirmuar Ahmeti.

Ndërsa nga autoritetet shëndetësore është thënë gjatë ditës se gjendja e të plagosurve është kritike.

 

 

The post Kosovë: Tentim-grabitje e armatosur në një qendër tregtare, 2 të plagosur appeared first on Albinfo.