Kovaçevski konferencë me Ramën: Procesi i Berlinit me rëndësi për rajonin! Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski po mban një konferencë të përbashkët për  shtyp  me  kryeministrin Edi Rama i cili sot ndodhet në Shkup, në kuadër të turit të tij ballkanik.  Nën  fjalën e tij Kovačevski u  shpreh se procesi i Berlinit është me rëndësi për rajonin, pasi dhe rezultate konkrete. Duke u ndalur […] The post Kovaçevski konferencë me Ramën: Procesi i Berlinit me rëndësi për rajonin! Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet appeared first on Newsbomb Albania.

Kovaçevski konferencë me Ramën: Procesi i Berlinit me rëndësi për rajonin! Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski po mban një konferencë të përbashkët për  shtyp  me  kryeministrin Edi Rama i cili sot ndodhet në Shkup, në kuadër të turit të tij ballkanik.  Nën  fjalën e tij Kovačevski u  shpreh se procesi i Berlinit është me rëndësi për rajonin, pasi dhe rezultate konkrete.

Duke u ndalur në samitin e Berlinit i cili do të mbahet në 16 tetor në Tiranë ai shprehu hapur mbështetjen e vendit të tij. Ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bëri thirrje për shtensionim të situatës në veri duke thënë se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen.

Kovaceski:  Procesi i Berlinit është me rëndësi për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve, por edhe për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësitë për investime si dhe mobilitet shtesë të qytetarëve dhe bizneseve dhe zhvillimi i bashkëpunimit në shumë fusha të tjera përfshirë kulturën, arsimin, integrimin europian e shkëmbimin e shumë përvojave të tjera midis vendeve.

Krahas mesazheve politike që vijnë nga ky proces ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta, konkrete, të nevojshme që do të rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve kandidate për anëtarësimin në BE dhe vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht në rajonin e Evropës Juglindore. Maqedonia e Veriut u bë shtet anëtar i NATO-s. Bëjmë thirrje për eskalim të situatës në veri dhe vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e të zbatohet marrëveshja e arritur në shkurt në Bruksel dhe atë të arritur në Ohër.

Ky është një proces që përfshin vendime, por politikanët duhet të marrin vendime si burrështetas.  Para nesh kemi dhe një vendim. Kjo ka të bëjëm me miratimin e amendamenteve Kushtetuese në Kuvend dhe me hapa të përshpejtuar të vazhdojmë rrugën tonë drejt BE dhe t’i bashkohemi familjes europiane.

Meqë miqësia jonë shihet përmes hapave konkretë ne kemi 30 vite marrëdhënie diplomatike dhe me mbledhjet ndërqeveritare është forcuar akoma më shumë, me nënshkrimin e memorandumeve për bashkëpunim në të gjithë fushat kryesisht në atë ekonomik. Tek ne procedura ka përfunduar dhe në Shqipëri po ashtu dhe ikonat që dolën padrejtësisht nga vendi ynë do të kthehen në vendin tonë me ndihmën e qeverisë shqiptare. Nuk ka konfirmim më të madh se Ikona tona do të zënë vendin aty ku i përket, për këtë i jam falenderuar kryeministrit Rama dhe institucioneve të tjera përkatëse. Rruga sa i përket bashkëpuunimit tonë është shtresuar. Shpreh falenderim që sot e kemi Ramën si mysafir në Shkup dhe na paraprin në samitin e Berlinit që do të mbahet në Shqipëri.

The post Kovaçevski konferencë me Ramën: Procesi i Berlinit me rëndësi për rajonin! Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet appeared first on Newsbomb Albania.