Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?

Shumë gjëra janë bërë më të shtrenjta, por fluturimet jo – të paktën për momentin. Sipas indeksit të çmimeve të kohës së lirë nga Comparis, çmimet e biletave ajrore në mars 2025 ranë ndjeshëm krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Megjithatë, çmimet mbeten ende dukshëm më të larta se para pandemisë. Fluturimi u bë […] The post Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua? appeared first on Albinfo.

Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?

Shumë gjëra janë bërë më të shtrenjta, por fluturimet jo – të paktën për momentin. Sipas indeksit të çmimeve të kohës së lirë nga Comparis, çmimet e biletave ajrore në mars 2025 ranë ndjeshëm krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Megjithatë, çmimet mbeten ende dukshëm më të larta se para pandemisë.

Fluturimi u bë më i lirë në mars 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Por kjo nuk përbën një trend afatgjatë, paralajmëron Comparis. Me afrimin e verës dhe rritjen e kërkesës, pritet që çmimet të rriten sërish.

Ndërkohë, shërbimet e transmetimit të serive dhe filmave janë bërë dukshëm më të shtrenjta. Indeksi i çmimeve tregon një rritje prej 0.8% në mars 2025 për aktivitetet dhe produktet e kohës së lirë krahasuar me marsin 2024. Vetëm çmimet e shërbimeve të streaming janë rritur me 6.1%, më shumë se çdo produkt tjetër në krahasim vjetor.

Gjithashtu janë rritur edhe çmimet për akomodimet shtesë si kampingjet dhe shtëpitë me qira, me një inflacion prej 4.4%. Vendin e tretë për rritjen më të madhe të çmimeve e zënë abonimet për gazeta dhe revista, transmeton albinfo.ch.

Por jo gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Sipas ekspertit të mobilitetit të Comparis, Adi Kolecic, “Linjat ajrore me kosto të ulët, si EasyJet, kanë rritur praninë e tyre në Aeroportin e Cyrihut, duke intensifikuar konkurrencën me kompanitë tradicionale. Kjo ka sjellë një ulje të ndjeshme të çmimeve.” Përveç kësaj, oferta e fluturimeve është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar, trandmeton albinfo.ch.

Megjithatë, kjo tendencë nuk pritet të zgjasë. Kolecic parashikon që në muajt e verës çmimet do të rriten për shkak të kërkesës së lartë.

Edhe pse çmimet ranë krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me marsin e vitit 2019 – para pandemisë – fluturimet janë ende 24% më të shtrenjta.

 

The post Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua? appeared first on Albinfo.