Krasniqi: E kemi ditë që nuk i kanë votat, le t’i gjejnë

Së fundmi, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur për media pasi Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhë e LVV-së nuk i mori votat, përcjell albinfo.ch. Krasniqi deklaroi se e kanë ditur që VV-ja nuk i ka votat. “Ishin 52, qenkan bërë 57-të, nuk besoj që bëhen 61”, deklaroi Krasniqi. I […] The post Krasniqi: E kemi ditë që nuk i kanë votat, le t’i gjejnë appeared first on Albinfo.

Krasniqi: E kemi ditë që nuk i kanë votat, le t’i gjejnë

Së fundmi, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur për media pasi Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhë e LVV-së nuk i mori votat, përcjell albinfo.ch.

Krasniqi deklaroi se e kanë ditur që VV-ja nuk i ka votat.

“Ishin 52, qenkan bërë 57-të, nuk besoj që bëhen 61”, deklaroi Krasniqi.

I pari i PDK-së tha se asnjë kandidat nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit nuk e merr votën nga ky subjekt politik.

“Ne kemi votë vetëm për Qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza”, shtoi ai.

Memli Krasniqi theksoi se “Vetëvendosja duhet t’i gjejë votat”.

The post Krasniqi: E kemi ditë që nuk i kanë votat, le t’i gjejnë appeared first on Albinfo.