Krasniqi shtron iftar për myftiun Tërnava dhe BIK-un: Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Krasniqi ka thënë se muaji i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, transmeton Front Online. “Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Krasniqi ka thënë se muaji i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, transmeton Front Online.
“Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava. Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri”.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje”, ka shkruar tutje Krasniqi. /Front Online/