Krenar Lloga: “Qeveria që po na turpëron, VLEN-DPMNE, voton kundër popullit palestinez në OKB!”

Me këtë reagim të ashpër, ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka dënuar qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në votimin e fundit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ai ka akuzuar qeverinë për vasalitet dhe mungesë dinjiteti në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Reagimi i Llogës vjen pasi në mars 2025, Këshilli […] The post Krenar Lloga: “Qeveria që po na turpëron, VLEN-DPMNE, voton kundër popullit palestinez në OKB!” appeared first on InfoShqip.com.

Krenar Lloga: “Qeveria që po na turpëron, VLEN-DPMNE, voton kundër popullit palestinez në OKB!”

Me këtë reagim të ashpër, ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka dënuar qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në votimin e fundit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ai ka akuzuar qeverinë për vasalitet dhe mungesë dinjiteti në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Reagimi i Llogës vjen pasi në mars 2025, Këshilli për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që riafirmon të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe kërkon përfundimin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze, përfshirë Jerusalemin Lindor. Megjithëse rezoluta u miratua me shumicë votash, vetëm dy vende votuan kundër: Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut.

Qëndrimi i këtyre dy vendeve konsiderohet vazhdimësi e politikës së tyre të mëhershme në OKB lidhur me çështjen palestineze. Në dhjetor 2024, për shembull, Republika Çeke votoi kundër një rezolute që kërkonte armëpushim në Gaza dhe abstenoi në një tjetër që mbështeste mandatin e UNRWA-së. Po ashtu, në vitin 2012, ishte ndër të paktat vende që votoi kundër dhënies së statusit të shtetit vëzhgues për Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme.

Hashtaget me të cilat përmbylli reagimin e tij, #TurpiSkaBrina dhe #VasalitetiNUKvlen, pasqyrojnë zhgënjimin dhe revoltën ndaj vendimit të qeverisë aktuale për të pozicionuar Maqedoninë e Veriut në një linjë që, sipas tij, është në kundërshtim me të drejtat themelore të popujve për vetëvendosje.

The post Krenar Lloga: “Qeveria që po na turpëron, VLEN-DPMNE, voton kundër popullit palestinez në OKB!” appeared first on