Kryeministri i Luksemburgut: Nuk kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për të gjetur zgjidhje

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se nuk do të ketë fitues në fund nëse do të ketë konflikt dhe sipas tij nevojitet dialog i hapur mes të dyja vendeve. Ai është deklaruar në konferencën pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin e Norvegjisë, se Luksemburgu dëshiron […]

Kryeministri i Luksemburgut: Nuk kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për të gjetur zgjidhje

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se nuk do të ketë fitues në fund nëse do të ketë konflikt dhe sipas tij nevojitet dialog i hapur mes të dyja vendeve.

Ai është deklaruar në konferencën pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin e Norvegjisë, se Luksemburgu dëshiron të ndihmojë dhe t’i dëgjojë palët.

“Kur e kemi planifikuar këtë takim nuk kemi pritur tensionet të cilat janë në rajon. Ia thamë edhe Albinit, nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për te dëgjuar, dhe të mundohemi të ndërtojmë urat të cilat ndërtohen në mes fqinjëve por të cilat nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë Bettel.

Bettel ka thënë se stabiliteti është i rëndësishëm për të gjithë, duke porositur që palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.

“Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është (emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi v.j.) Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur. Ne do të takohemi me OJQ-të”, ka thënë ai.

Bettel shtoi se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re.

“Ju e dini se çka do të thonë tensionet, kështu që ne duhet të shmangim çdo mundësi të ndonjë krize të re të mundshme ku shoqëria civile dhe populli vuan më së shumti. Ju mund të llogarisni në ne, nganjëherë është e vështirë të kemi diskutime me fqinjët, për ne e rëndësishme është të besojmë në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të dërguarit të BE-së dhe të kemi dialog të hapur”, tha Bettel.

Ai shtoi zakonisht keni shumë miq kur jeni të suksesshëm, por keni shokë të vërtetë kur keni vështirësi dhe ju duhet përkrahje.

“Nuk jemi shteti më i madh, dhe e dimë se duke punuar me të tjerët është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje. Ju mund të llogarisni në ne”, tha Bettel.

Ai e ka mbyllur fjalimin duke deklaruar se “ne si politikanë marrim vendime, por populli janë ata që i vuajnë pasojat nga këto vendime”.