Kryeministri japonez pas takimit me Trump: Optimist për shmangien e tarifave
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba shprehu optimizëm të dielën se vendi i tij mund të shmangë tarifat më të larta të SHBA-së, duke thënë se presidenti Donald Trump e ka “njohur” investimin e madh të Japonisë në SHBA dhe vendet e punës amerikane që ajo krijon”. Në takimin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë [...]Read More...

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba shprehu optimizëm të dielën se vendi i tij mund të shmangë tarifat më të larta të SHBA-së, duke thënë se presidenti Donald Trump e ka “njohur” investimin e madh të Japonisë në SHBA dhe vendet e punës amerikane që ajo krijon”.
Në takimin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë të premten, Ishiba i tha transmetuesit publik NHK, se i ka shpjeguar Trumpit se sa prodhues japonezë të automjeteve po krijonin vende pune në Shtetet e Bashkuara.
Të dy nuk diskutuan në mënyrë specifike për tarifat e automjeteve, tha Ishiba, megjithëse ai theksoi se nuk e dinte nëse Japonia do t’i nënshtrohej tarifave reciproke që Trump ka thënë se planifikon të vendosë mbi importet.
Tokio deri më tani i ka shpëtuar luftës tregtare që Trump filloi në javët e tij të para në detyrë. Ai ka shpallur tarifa për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, megjithëse shtyu tarifat prej 25 për qind për fqinjët e tij të Amerikës së Veriut për të lejuar bisedimet.