Kryeministri Kurti bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 28-të të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule, te Shtatorja e tij, në sheshin e Prishtinës. Së bashku me kryeministrin Kurti bënë homazhe edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi

Kryeministri Kurti bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 28-të të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule, te Shtatorja e tij, në sheshin e Prishtinës.

Së bashku me kryeministrin Kurti bënë homazhe edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve, e martirëve të kombit.