Kryetari i BNJVL pret që qeveria e re t’i zgjidhë problemet e komunave

Decentralizimi, problem me zjarrfikësit, me qentë endacak, janë problemet afatgjate me të cilat përballen komunat. Kështu deklaroi kryetari Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve lokale Orce Gjorgjievski, në Kuvendine gjashtë të The post Kryetari i BNJVL pret që qeveria e re t’i zgjidhë problemet e komunave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i BNJVL pret që qeveria e re t’i zgjidhë problemet e komunave

Decentralizimi, problem me zjarrfikësit, me qentë endacak, janë problemet afatgjate me të cilat përballen komunat. Kështu deklaroi kryetari Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve lokale Orce Gjorgjievski, në Kuvendine gjashtë të BNJVL-së, për të cilat shpreson se do të kenë bashkëpunim me Qeverinë e re, pasi akuzoi pushteti aktual se ju kanë bërë bllokadë dhe nuk kanë gjetur mirëkuptimin e tyre as për çështje të thjeshta. Për propozim ligjin me të cilin mundësohet që Këshilli komunal të zgjedh kryetarin e komunës deri në zgjedhjet e rregullta lokale, referuar kryetarëve komunal, që kanë marrë mandat deputeti ose që do të marrin ndonjë post në pushtetin ekzekutiv, kryetari Gjorgjievski e sheh si zgjidhje të shkëlqyer ligjore.

Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së

“Vlerësoj se është propozim i shkëlqyer, zgjidhje e shkëlqyer ligjore, duke marrë parasysh se sapo përfunduan zgjedhjet, nëse një kryetar komune hyn në Parlament dhe fiton mandat për ministër, do të thotë se për shkurt kohë do duhej të mbahen edhe një palë zgjedhje të parakohshme, kurse pas një viti edhe një palë zgjedhje të rregullta. Kjo don të thotë se me këtë zgjidhje ligjore nga njëra anë do të shkurtohen harxhimet dhe nga ana tjetër në kushte si në të kaluarën, komunat janë jo funksionale, kështu që në këtë mënyrë mundësohet funksionim i komunave”.

Në Kuvendin e Bashkësisë së Vetëqeverisjeve lokale ishin të pranishëm kryetarët e 80 komunave të mbarë vendit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, 9 përfaqësues të këshillave komunal, antarë të Komitetit të këshillave në kuadër të BNJVL-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë Hrsitijan Mickoski, i cili ju premtoi se do të ketë shumë projekte kapitale të cilat do realizohen përmes komunave.

The post Kryetari i BNJVL pret që qeveria e re t’i zgjidhë problemet e komunave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .