Kryetari i KQZ-së tregon arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës ku i ka shpallur rezultatet finale të 9 shkurtit. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tregoi arsyet e vonesave të shpalljes së këtyre rezultateve. Radoniqi tha se njëra nga arsyet ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore “Vonesat për shpalljen e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës ku i ka shpallur rezultatet finale të 9 shkurtit.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tregoi arsyet e vonesave të shpalljes së këtyre rezultateve.
Radoniqi tha se njëra nga arsyet ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore
“Vonesat për shpalljen e rezultateve përfundimtare janë për disa arsye. Një nga arsyet ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore, të cilat kanë shtuar detyra për KQZ-në. Arsyeja tjetër ndërlidhet drejtpërdrejtë me platformën elektronike të rezultateve. Problemet me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike na kanë detyruar që të shtojmë kontrollin e aktiviteteve edhe në Qendra Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Pra, para publikimit të çdo rezultati ne është dashur që të bëjmë verifikimet tona duke i krahasuar statistikat me format e plotësuara gjatë numërimit dhe kjo sigurisht se ka marrë kohë deri në paraqitjen e rezultateve dhe ka zgjatur procesin”, tha Radoniqi.
“Rikujtojmë se problemet me shfaqjen e rezultateve preliminare për subjektet politike nuk kanë pasur asnjë ndikim në rezultatin e procesit zgjedhor, pasi publikimi i këtyre rezultateve ndodhë vetëm kur mbaron numërimi i fletëvotimeve në vendvotime. Pra, rezultati ishte i evidentuar në formularët e subjekteve politike dhe këta formularë, sipas procedurave, u jepen edhe përfaqësuesve të subjekteve politike dhe vëzhguesve që janë të pranishëm në vendvotim. Pavarësisht këtyre problemeve, rezultatet që sot do t’i shpallim kanë ndjekur hapat e paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe në aktet nënligjore, si dhe në kushtet e një transparence të plotë. Si Komision Qendror i Zgjedhjeve kemi qenë unik në reagim për situatën e krijuar, dhe të gjithë jemi angazhuar në evitimin e problemeve. Ne jemi mirënjohës të gjitha subjekteve politike për mirëkuptimin e shprehur për situatën e krijuar”, sqaroi ai.