Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve: Shtrenjtimi i rrymës i shtrenjton të gjitha produktet

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka një ndikim të menjëhershëm në treg dhe në xhepin e konsumatorit, duke shkaktuar një “ortek” që është i pamundur të ndalohet nga ndonjë politikë tjetër. ‘’Çdo rritje e çmimit të rrymës reflekton në treg dhe në xhepin

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve: Shtrenjtimi i rrymës i shtrenjton të gjitha produktet


Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka një ndikim të menjëhershëm në treg dhe në xhepin e konsumatorit, duke shkaktuar një “ortek” që është i pamundur të ndalohet nga ndonjë politikë tjetër.

‘’Çdo rritje e çmimit të rrymës reflekton në treg dhe në xhepin e konsumatorit si  ‘’ortek’’  t cilin nuk mund ta ndal asnjë politik tjetër’’, tha për FrontOnline Kaçaniku.

Sipas tij, kjo  rritje  ka një ndikim domino, duke pasuar me rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve të tjera, çka do të çojë në një ngritje të vazhdueshme të kostove për konsumatorët.

‘’Sipas efektit domino të gjitha produktet tjera dhe shërbimet do të ndikohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe do të reflektojë me ngritje të vazhdueshme’’, deklaroi Kryetari I Shoqatës së Konsumatorëve.