Ku mund të votoj nesër në Cyrih?
Zgjedhjet e Kosovës The post Ku mund të votoj nesër në Cyrih? appeared first on Albinfo.

Të shtunën, më tetë shkurt, do të mbahet procesi i votimit fizikisht në ambasada dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës, përfshirë edhe atë të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Të gjithë të regjistruarit mund të votojnë në konsullatën në Cyrih që ndodhet në Eugen Huber-Strasse 19a 8048, Zürich.
Votuesit mund të verifikojnë statusin e regjistrimit duke klikuar në linkun e ofruar nga KQZ:
Ndërkohë, për të marrë pjesë në votim, duhet të keni me vete njërin nga këto dokumente të identifikimit: Letërnjoftim; Pasaportë; Leje e vozitjes.
Procesi i votimit do të bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00.
The post Ku mund të votoj nesër në Cyrih? appeared first on Albinfo.