Vdes Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur
Ka vdekur Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tonë të çmuar, Bajram Qerkini – një zë i palodhshëm në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur. Baca Bajram, siç e njihnim të gjithë me respekt, ishte […] The post Vdes Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur appeared first on Albinfo.

Ka vdekur Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tonë të çmuar, Bajram Qerkini – një zë i palodhshëm në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur. Baca Bajram, siç e njihnim të gjithë me respekt, ishte shembull i përkushtimit, durimit dhe forcës shpirtërore”, ka shkruar Kushtrim Gara, nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur.
Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.
“Pavarësisht dhimbjes personale që e shoqëroi për 26 vite në pritje për të mësuar fatin dhe vendndodhjen e djalit të tij të zhdukur, Reshatit, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për të gjithë ata që jetonin të njëjtën plagë. Është thellësisht prekëse që ai u nda nga kjo botë pa arritur të marrë lajmin dhe të mësojë vendndodhjen e të birit – një boshllëk që e shoqëroi deri në momentet e fundit. Një dhimbje e madhe për të cilën fliste rrallë, meqë ishte shndërruar në zërin e fuqishëm të të gjitha familjeve që jetojnë me dhimbjen dhe ankthin, në zërin e viktimave të heshtura”, ka shkruar Gara.
Varrimi i Qerkinit sipas familjarëve do të bëhet ditën e martë, më 25.02.2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.
The post Vdes Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur appeared first on Albinfo.