Kurti: Deputetët opozitarë janë nomadë, s’duan të kenë shtëpi
Kryemninistri në detyrë Albin Kurti foli për bllokadën e krijuar drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai deputetët e partive të deritashme opozitare i ka cilësuar si deputetë nomadikë, meqë, sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpinë e tyre që është Kuvendi i Kosovës. “Në këtë frymë më lejoni që deputetët opozitarë të

Kryemninistri në detyrë Albin Kurti foli për bllokadën e krijuar drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai deputetët e partive të deritashme opozitare i ka cilësuar si deputetë nomadikë, meqë, sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpinë e tyre që është Kuvendi i Kosovës.
“Në këtë frymë më lejoni që deputetët opozitarë të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, pra që ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadikë, sepse nomadët janë ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi. Mund të dëshirosh të kesh shtëpi e të mos kesh, të jesh refugjatë ta zëmë, por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi, janë nomadë, ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia, Kuvendi, Parlamenti i Republikës është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarë”, ka deklaruar Kurti në një ngjarje para seancës e cila dështoi për herë të 34-të me radhë.
Ende nuk i ka ardhur radha qeverisë ‘Kurti 3’ që ata të thonë fjalën e tyre. Tash për tash ata janë në fazën kur nuk po duan që Republika e Kosovës të ketë Kuvend të Republikës, e nuk ka Kuvend që i nevojitet ndonjë deputeti, sikurse atyre opozitarë. Kuvendi është mënyra dhe mjeti i tyre edhe më i vlefshëm se sa për mazhorancën, por paradoksi është që pikërisht deputetët e mazhorancës po e duan më shumë Kuvendin, e ata e kanë qeverinë, e deputetët e opozitës që nuk kanë qeveri e kanë veçse Kuvendin, nuk po e duan Kuvendin”, tha Kurti.